Nuk ekzistojnë paralele mes Republikës Serbe të Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. BeH-ja ka qenë shtet sovran dhe i njohur ndërkombëtarisht edhe par marrëveshjes së Dejtonit, kanë thënë nga Ambasada amerikane në Bosnje e Hercegovinë për televizionin serb “N1”.
Pas bisedës së fundit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, u tha se një nga temat ishte Ballkani Perëndimor. Merkeli paralajmëroi se vizatimi i kufijve të rinj do të sillte probleme në këtë pjesë të Evropës.
Në pyetjen e “N1” se a është e mundshme të ndërlidhet zgjidhja e problemit të Kosovës me atë të Bosnje e Hercegovinës, siç flitet tash e një kohë të gjatë në publik, nga ambasada amerikane në BeH kanë thënë se nuk ekziston asnjë paralele mes Kosovës dhe RS-së, dhe se ky entitet është pjesë përbërëse e BeH-së, pa mundësi të shkëputjes.
“Qëndrimi i Qeverisë së SHBA-së për këtë çështje është i qartë. Siç kemi përsëritur disa herë deri më tani, nuk ekzistojnë paralele mes Republikës Serbe dhe Kosovës. BeH-ja ka qenë shtet sovran dhe i njohur ndërkombëtarisht edhe para marrëveshjes së Dejtonit”, kanë thënë për N1 nga ambasada amerikane.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tjera të bashkësisë ndërkombëtare janë plotësisht të përkushtuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës, kanë thënë nga Ambasada, duke theksuar se Republika Serbe dhe Federata e BeH-së janë elementet bazë të organizimit të brendshëm politik të Bosnje dhe Hercegovinës.
“Siç edhe dihet mirë, marrëveshja paqësore e Dejtonit dhe Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk i japin të drejtë asnjërit nga dy entitetet që të shkëputen nga BeH-ja. Ekzistenca e këtyre dy entiteteve është tërësisht e varur nga ekzistenca e BeH-së”, ka theksuar Ambasada e SHBA-së në Bosnje.
-
SHBA: Kosova nuk mund të krahasohet me rastin e Republikës Serbe
-
SHBA-ja kërcënon me rishqyrtim të rolit në Bosnje për shkak të mosmarrëveshjeve me Evropën
- Një shtet si një labirint
-
Asambleja e Republikës Sërpska e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”
-
DASH: Synimi afatgjatë i politikës së SHBA-së, njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë