Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kontrollon çdo gjë në Serbi, prej aparaturës shtetërore e deri te mediat.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se nëse Vuçiq e njeh nesër pavarësinë e Kosovës nuk do të ketë fare reagime në diskursin publik.
Komentet Shasha i ka dhënë pasi sot janë betuar deputetët e rinj të Listës Serbe, ndërsa drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeveri të Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se “është penguar plani djallëzor i Kurtit.
“Kur dolën nga institucionet kryetitujt në mediat serbe kanë qenë: “Zullum i Kurtit”, “Terror i Kurtit”, “Nuk ka kthim mbrapa”, e ngjashme. Tani që kthehen në institucionet shpallin fitore të jashtëzakonshme në parandalimin e “planit djallëzor të Kurtit”. Nga dita e parë kam thënë se e gjithë kjo është dramë e Vuçiqit për nevojat e diskursit të brendshëm. Ky episod i fundit është shembull i radhës që shpërfaq se si funksionon diskursi publik në Serbi. Nuk ka të vërtet objektive. E vërtet është ajo çfarë Vuçiqi thotë së është e vërtet. Çfarëdo vendimi që merr Vuçiqi e gjithë aparatura shtetërore dhe mediatike aktivizohet për të arsyetuar vendimin e tij. Nuk ka asnjë forcë që sfidon vendimet e tij. Nesër Vuçiqi mund edhe të njoh pavarësinë e Kosovës dhe do të këtë zero reagime në diskursin publik. Krejt e kundërta në fakt: do shpallet për burrështetas të urtë dhe vizionar i cili shpëtoj Serbinë në moment “më të vështira historike”, ka shkruar Shasha në Facebook.
-
Beshlin: Doktrina e Vuçiqit bazohet në sovranitetin e kufizuar të shteteve fqinje
- Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
- A do të rrëzohet sivjet nga pushteti autokrati serb Vuçiq?