Demush Shasha nga Instituti EPIK ka thënë se raporti i fundit i BE-së nuk paraqet qëndrimet politike dhe administrative të Parlamentit Evropian.
Ai në DESKU-n e KOHËS ka thënë se raporti duhet parë në kontekst të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian, të marrjes së masave lidhur me dezinformimin.
Sipas tij, në prill të këtij viti PE e ka miratuar një rezolutë e cila ka shtruar rrugë për një agjendë më intensive për të luftuar dukurinë e dezinformimit dhe për të fuqizuar proceset demokratike në Ballkan dhe kudo në botë.
“Duke pas parasysh rëndësinë e dezinformimit, në prill patëm një sesion të veçantë të komisionit për punë të jashtme i cili e diskutoi çështjen e dezinformimit në mbarë botën me përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme”, ka thënë ai.
Ai thotë se studimi që u publikua javën e kaluar duhet shikuar si dokument pune, i cili është metodologji e zakonshme e punës së PE, ku parlamentarët nuk janë ekspertë të çështjeve të ndryshme, prandaj kërkojnë një studim nga ekspertë.
“Studimi përkundër që është dokument zyrtar i Parlamentit Evropian nuk paraqet qëndrimet politike apo administrative të PE-së, ato janë qëndrime të autorëve. Këtë duhet parë si dokument që do të informojë euro deputetët për këtë çështje”, ka thënë ai.
Shasha thotë se nuk duhet nënvlerësuar rëndësia e tij sepse raportet e tilla gëzojnë respekt të madh nga institucionet.
Edhe
Shasha: Zhurma e sulmet mbi raportin e sotëm, vërtetojnë të gjeturat e studimit mbi dezinformatat
Sipas tij, ato përfaqësojnë një objektivitet akademik rreth një çështjeje të caktuar dhe në këtë drejtim ky raport ka informuar për çështjen e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor.
“Konsideroj që raporti është i saktë dhe i shpjegon mirë proceset që kanë ndodhur me aktivitetet e dyshimta që kanë ndodhur në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.
-
Shasha nxjerr tri risi pozitive nga Raporti i Progresit për Kosovën
-
Shasha: Konferenca e liderëve të “Ballkanit të Hapur”, akt antievropian
-
Shasha: BE-ja po e vlerëson Serbinë si partner të rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan
-
Shasha: Reagimi i Kosovës për zhvillimet ndërkombëtare duhet të jetë në përputhje me qëndrimet e aleatëve