Demush Shasha nga Instituti EPIK ka thënë se te Raporti i Progresit te dialogu Kosovë-Serbi është një risi.
Sipas tij deri te kapitulli ku vlerësohet dialogu, është ofruar vlerësim i detajuar për marrëveshjet e kaluara.
Shasha ka thënë se aty është përcaktuar përgjegjësia se cila palë është fajtore për moszbatimin e një marrëveshje.
“Nëse ndalemi te marrëveshja e drejtësisë thotë se kërkohen veprime shtesë nga ana e Prishtinës. Ndërkaq për vitin e fundit, cekët se ka pasur një rast që Kosova nuk ka respektuar marrëveshjen. Thuhet se nuk është bërë asnjë progres në themelimin e Asociacionit të komunave serbe”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Bashkimi Evropian është duke u munduar çdo herë të thotë se Serbia është partner i rëndësishëm i tyre për stabilitetin në Ballkan.
Sipas tij, në paletën e diplomacisë ata po e vlerësojnë Serbinë si partner të rëndësishëm.
-
Komisioni Evropian e vlerëson pozitivisht angazhimin e Serbisë në dialog - Parlamenti e kritikon
-
BE: Integrimi i Kosovës dhe Serbisë, i kushtëzuar nga angazhimi në normalizimin e marrëdhënieve
-
Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë - Serbi
-
Prezantohet Barometri i Reformave Evropiane 2024, Shasha: Kosova pa asnjë përparim në rrugën integruese”
- Tri palë të dialogut