Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë se Rusia e Serbia kanë një qëllim të përbashkët, cenimin e integritetit territorial të vendeve sovrane me qëllim të krijimit të precedentëve të cilat do të jenë themele të rishkruarjes së hartës së kufijve të Evropës.
“Rusia konteston integritetin territorial të Ukrainës. Serbia konteston integritetin territorial të Kosovës. Rusia kontrollon një pjesë të territorit Ukrainës. Serbia kontrollon një pjesë të territorit Kosovës. Rusia dëshiron autonomi për një pjesë territorit të Ukrainës. Serbia dëshiron autonomi për një pjesë territorit të Kosovës. Qëllimet e Rusisë dhe Serbisë janë një. Cenimi i integritetit territorial të vendeve sovrane me qellim të krijimit të precedentëve të cilat do janë themelet e rishkruarjes së hartës së kufijve të Evropës. Një shteg drejt rilindjes së Bashkimit Sovjetik modern dhe Serbisë së Madhe”, ka shkruar Shasha në Facebook.
-
Shasha: Serbia e Kosova përfitojnë nga plani euro-amerikan, aleatët dhanë garanci të mëdha
-
Ambasada e Ukrainës në Beograd thotë se e mbështet integritetin territorial të Serbisë
-
Vuçiq: Cili është dallimi mes integritetit territorial të Ukrainës dhe të Serbisë
-
Pse Serbia nuk është neutrale?
-
SHBA-ja e shqetësuar për rrezikun se tensionet në veri mund të bëhen serioze