Pandemia e koronavirusit, përveç ndikimit në ekonomi, do të luajë rol edhe në proceset integruese të Kosovës dhe në dinamikën e punës së Bashkimit Evropian.
Kështu ka thënë Demush Shasha, ish-sekretar i Ministrisë së Integrimit Evropian.
Sipas tij, dinamikat brenda BE-së momentalisht janë të fokusuara në luftimin e pandemisë së Coronavirusit, transmeton KOHA.
Këshilli i Bashkimit Evropian është paraparë të mblidhet më 18 dhe 19 qershor, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se a do të mbahet apo ajo.
Megjithatë, sipas Shashës, Kosova, pavarësisht fokusit të BE-së, duhet t’i përfundojë detyrat e saj me shpresën që në pjesën e dytë të këtij viti kur Gjermania do ta marrë kryesimin e presidencës së BE-së, do ta shtyjë përpara çështjen e liberalizimit të vizave.
-
Shasha: Nesër Këshilli i Ministrave të BE-së aprovon liberalizimin e vizave nën “pikën A”
-
Shasha: Kosova mund të shpresojë ndonjë lëvizje për liberalizim tek në pjesën e dytë të vitit
-
Vështirë që liberalizimi i vizave për Kosovën të jetë në agjendë të BE-së sivjet, thotë Shasha
-
Heldt: Në fokus do të jenë pandemia, dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave
-
Gjermania merr presidencën e BE-së