Pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë, drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka vlerësuar se Kosova, Serbia dhe BE-ja, kanë renditje të ndryshme të prioriteteve në procesin e dialogut.
Sipas tij, Kosova e rendit të parën marrëveshjen finale, pastaj targat dhe në fund Asociacionin, Serbia e rendit të parin Asociacionin, pastaj targat dhe në fund marrëveshjen finale, ndërsa BE-ja e rendit të parën çështjen e targave, pastaj Asociacionin, dhe në fund marrëveshjen finale.
“Sot pamë që secila palë është duke parë ndryshe renditjen e prioriteteve të dialogut ... Nëse palët nuk janë dakord as për hierarkinë e temave që do të negociojnë, mbetet mister si do të bien dakord për thelbin e tyre”, ka shkruar Shasha në Facebook.
-
Shasha: Tani e gjithë energjia të fokusohet te marrëveshja finale
-
Shasha: Në dialogun me Serbinë, Kosova do të bëjë kompromise jo të lehta
-
Shasha: Serbia e Kosova përfitojnë nga plani euro-amerikan, aleatët dhanë garanci të mëdha
-
Spahiu: Marrëveshja për targat, moment i ri për marrëveshjen finale
-
Shasha: Zhvillimet në Bruksel tregojnë se marrëveshja finale është afër