Demush Shasha, drejtor i Institutit EPIK thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë e gjen Kosovën të papërgatitur, dhe sipas tij, ende nuk ka konsensus politik.
Ai megjithatë ka vlerësuar se ndërkombëtarët kanë shtuar vëmendjen sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, ka shpresa për arritjen e dialogut pas deklaratave pozitive të përfaqësuesve të BE-së, Miroslav Lajçak dhe të SHBA-së, Richard Grenell, për dialogun.
“Kohëve të fundit shohim intensifikim të vëmendjes ndërkombëtare për dialogun. Edhe Macroni e Merkeli kanë treguar vëmendje. Më 17 korrik do të jenë nikoqir në kuadër të përpjekjes për t’u arritur dialogu. Në kuptimin e brendshëm, dialogu e gjen Kosovën të papërgatitur, dialogu nuk gëzon mbështetje të gjerë politike sepse nuk ka konsensus politik. Kemi një kryeministër që do të udhëheqë dialogun bazuar në vendimin e Kushtetueses, por kryeministri i cili fatkeqësisht gëzon mbështetje të kufizuar. Qeveria e tij është e ndërtuar kësisoj, me mbështetje minimale”, tha Shasha në Interaktiv, duke shtuar se në kuptimin e brendshëm, Kosova ballafaqohet me një sfidë.
Në aspektin e jashtëm, tha Shasha, ka sfidë të veçantë.
”Për herë të parë shohim një hendek mes SHBA-së dhe BE-së. Nuk ndajnë mendim të njëjtë në shumë çështje”, shtoi Shasha.
Edhe
Dialogu Kosovë–Serbi, larg vëmendjes së ndërkombëtarëve për sivjet
Në këtë aspekt, tha Shasha, edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është hendek për ta.
“Duhet të jemi optimist sidomos pas sinjaleve të Grenellit dhe Lajçakut. Grenelli nënvizoi se janë në koordinim me disa përfaqësues evropianë. Ndërsa Lajçaku shfaqi bindjen se do të gjejnë një dakordim për rrugën përpara drejt BE-së”, shtoi ai.