Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se deputetit të LDK-së dhe nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shalës do t’i jepet vërejtje për gjuhën joparlamentare që ka përdorur kundrejt kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Dua ta ngre një çështje sipas rregullores së Kuvendit, neni 65 lidhur me nënkryetarin Kujtim Shala. Zoti Shala të gjitha faktet tregojnë që keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Dhe për këtë rregullorja më obligon që sipas nenit 65 thotë pika e tretë që t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, ka thënë Konjufca.
Shala në fjalën e tij ka thënë se vërejtjen mund t’ia dërgojnë me postë.
“Faleminderit, ma dërgoni vërejtjen me postë”, ka thënë ai.
Pas vërejtjes ndaj Shalës, seanca e Kuvendit, e cila ishte ndërprerë pasi që kryeministri Albin Kurti ishte larguar nga salla, ka vazhduar edhe për rreth një orë dhe pastaj sërish për shkak të largimit të Kurtit ajo është ndërprerë.
Edhe
Akademik Shala kritikohet për sharjen në Kuvend
Kryetari Konjufca ka thënë se kryeministri do të kthehet në orën 16:00 dhe debati në lidhje më dialogun dhe Marrëveshjen e Ohrit do të vazhdojë në atë kohë.