Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë raportimit para komisionit për Punët të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, tha se tarifa e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nxitë investitorët e huaj që të prodhojnë në Kosovë.
Shala duke e ritheksuar se vendimi për masën ndaj Serbisë e ka marrë Qeveria e Kosovës, tha se tarifa e ndihmon një investitorët të huaj që ka planifikuar të investojë në Kosovë, duke marrë parasysh barrierat që kishin vendosur Serbia dhe Bosnja.
Ai gjatë raportimit ka folur edhe për investimet strategjike në Kosovë, ku tha se nga shkurti i vitit 2018 deri dhjetor të këtij viti në MTI janë pranuar 11 kërkesa për statusin e investitorit strategjik.
Por me ndryshimin e udhëzimit administrativ veç nga janari janë pranuar 12 kërkesa për investime, 9 janë për miniera, 2 të turizmit dhe 1 industri ushqimore.
Sqarime për këtë udhëzim administrativ ka kërkuar deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku, ndërsa Shala në përgjigje e tij, tha se udhëzimi administrativ i kaluar ka qenë burokratik dhe ka penguar thithjen e investitorëve të huaj, prandaj përmes udhëzimit të ri që ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti janë krijuar më shumë lehtësira.
Anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar nga MTI dhe KIESA që përmes ndryshim plotësimeve në ligjin për investime strategjike të krijohen më shumë lehtësia për investitorët e diasporës shqiptare, por në këtë drejtim, Shala kërkoi ndihmë buxhetore më të madhe.
Deputetja e këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Doruntina Maloku shfaqi dilema e saj për mënyrën se si funksionon MTI dhe Ministria e Diasporës sa i takon thithjes së investitorëve të huaj.
Edhe
Ministri Shala ripërsërit, taksa nuk hiqet pa e ndërruar Serbia qasjen ndaj Kosovës
Shala tha se nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të tillë, prandaj nuk kanë paraparë ndonjë plotësim ndryshim.
Deputetja nga LDK, Vjosa Osmani të parin e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë e pyeti edhe për projektin e Brezovicës, ndërsa ky i fundit tha se të interesuar ka por që ende nuk kanë pranuar ndonjë aplikim të cilin më pastaj do mund ta shqyrtonte ministria që ai udhëheq.
Shala po ashtu tha se janë duke punuar që në regjionet më të mëdha në Kosovë të ketë zona ekonomike, ku së fundmi ka pranuar një kërkesë nga Podujeva për një zonë ekonomike.