Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se rrëzimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial nuk duhet të shihet si fitore e opozitës që e inicioi rastin në Gjykatën Kushtetuese, por si dështim i Qeverisë që s’ka draftuar ligj si duhet.
Në “Interaktiv” të KTV-së, Shala ka thënë se vendimi i së premtes do zbatim dhe se nuk duhet të ketë komente për të. Ai ka thënë në KPK duhet të ketë domosdoshmërisht reformë.
“Për të treguar si përkthehet çështja e veprimit korporatist të KPK-së, sistemi nuk e ka mbajt përgjegjës askënd në rastin e Sebahate Morinës – kemi të bëjmë me shkelje të drejtës në jetë. Jetish Maloku është zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme se një person mund të zgjidhet vetëm një herë, ai është zgjedhur dy herë. Sistemi prokurorial nuk ka treguar rezultat. Paraqesin domosdoshmëri. Duhet të ketë reforma në përputhje me Kushtetutën dhe me standardet evropiane. Nuk duhet të shihet si fitore e opozitës, por si dështim i Qeverisë që nuk e draftuar një ligj me standardin ndërkombëtar dhe kushtetues”, ka thënë ai.
Të premten Kushtetuesja e shpalli të pavlefshëm këtë ligj pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë, nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së. Gjykata i ka vlerësuar në mospërputhje me Kushtetutën, disa nene të ligjit.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deri tani ka qëndruar e heshtur për vendimin e Kushtetueses. Ajo ka paralajmëruar konferencë për media për të shtunën. Shala ka thënë se pret që aty Haxhiu të deklarohet se si do të procedojë me reformën e jo që të akuzojë Kushtetuesen apo parashtruesit e kërkesës.
Edhe
Shala për ligjin e rrëzuar: KPM-në do e kthente nga një institucion të pavarur në politik
“Presim të na tregojë një rrugë të saktë nëse reforma do të bëhet apo si do të bëhet”, ka thënë ai.