Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se sistemi i energjisë elektrike në vend nuk po menaxhohet si duhet.
Në një postim në Facebook ka shkruar se sot ka rënë njësia B2 në KEK dhe mbi 250 MWh energji elektrike janë larguar nga sistemi pa asnjë paralajmërim.
Sipas ti, kjo nuk është më një ngjarje e rastësishme, por pasojë e mirëmbajtjes së dobët, menaxhimit të dobët dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale.
“Çdo rënie e njësive krijon krizë në treg, aq më tepër kur kemi rënie të paplanifikuara, si kjo e sotmja, të cilat rrisin çmimet dhe u japin tregtarëve hapësirë të diktojnë kushtet, ndërsa qytetarët paguajnë pasojat. Institucionet heshtin, investimet nuk japin rezultat dhe siguria energjetike po dobësohet. Pa reforma serioze dhe llogaridhënie, krizat do të vazhdojnë dhe çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët, padyshim, do të rriten”, ka shkruar ai.
