Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shala: Qeveria e ka pasur të gatshme marrëveshjen për energjinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se qeveria aktuale e kishte të gatshme marrëveshjen për energjinë, të cilën e nënshkroi të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë.

Shala ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së të mërkurën, se Kurti ka ardhur në pushtet me kauzën e përmirësimit të strukturës energjetike dhe të anulimit të marrëveshjes të cilën e ka nënshkruar.

“Qeveria e ka pasur të gatshme marrëveshjen dhe gjithë partnerët, bllokun rregullues me Shqipërinë dhe kanë qenë problemet e implementimit të marrëveshjes me problemet që ka sjellë implementuesi serb. Unë kam pritur që gjithë atë propagandën atë luftë politike të na e sqaronte pushteti sot se cila është e vërteta. Ai ka ardhur mbi kauzën e përmirësimit të strukturës energjetike në vend, ka ardhur me kauzën e anulimit të kësaj marrëveshjeje në pushtet”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se kryeministri po i rikthen në funksion ato që i kanë lënë në proces e sipër qeveritë e kaluara.

Sipas tij, çështja e marrëveshjes së nënshkruar për energjinë, ka sjellë probleme të mëdha në skenën politike nga partia e cila atë kohë ishte në opozitë.

Kosova dhe Serbia kanë miratuar të martën udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri.

Edhe Hamza: Kosova në krizë energjetike, me PDK-në në qeveri nuk do të ketë më qytete pa rrymë Zgjedhjet 2026 Hamza: Kosova në krizë energjetike, me PDK-në në qeveri nuk do të ketë më qytete pa rrymë

Marrëveshja për energjinë ishte arritur qysh më 2013, por nuk ishte zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë.