Haxhi Shala, deputet i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se koalicioni qeverisës mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është i bashkuar dhe se partitë opozitare duhet të shfrytëzojnë këtë e të bashkohen.
Sipas tij, aktiviteti i opozitës së re në Kuvendin e Kosovës nuk mund të mungojë pasi që “rezymeja që kryeministri Albin Kurti lexoi në Kuvend, lë të kuptohet se do të ketë punë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Opozita duhet çdo herë të jetë e bashkuar. Është më e fuqishme sesa që të punojmë ndaras. Duhet të jemi të bashkuar sepse kemi një pozitë jo fort të bashkuar. Në 3-4 muaj bisedime kemi parë se nuk i besojnë njëra-tjetrës. Për ego janë bashkë, e opozita duhet të bashkohet”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Sipas tij, një “koalicion VV-Lista Serbe është më i fuqishëm se VV-LDK”.
“Besimi mes tyre mungon kurse VV-Lista Serbe mbetet të shihet. Por duke u bazuar në takimet e mëhershme Sveçla-Gjuriq dukej se më i mundshëm ishte koalicioni VV-Lista Serbe sesa VV-LDK. Thanë se nuk do të bëjnë koalicion, por u bë. Thanë se nuk takohemi, por u takuan. Në koalicion janë tashmë. Janë ministrat e Listës Serbe. Në takimet e fshehta kanë thënë që të mos dalin bashkë publikisht. Pasi janë ministrat, janë pjesë e qeverisë. Partnerë më të fortë janë këto dyja sesa me LDK-në. Lista Serbe i votoi ministrat e vet. Sot do të ishte jokushtetuese nëse s’do të votonte. S’mund të shitet sikur s’është. Duhet të bashkëpunohet e të dilet publikisht. S’ka pse të bëhen këto lojëra fëmijërore. Këto më nuk i shkojnë VV-së”, ka shtuar ai.