Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shala nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me “Let’s do it Kosova”

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritare “Let’s do it Kosova”.

Memorandumi parashikon realizimin e aktiviteteve që avancojnë çështjen e mbrojtjes së mjedisit, përfshirë fushata vetëdijesimi, organizimit të përbashkët të ngjarjeve të rëndësishme mjedisore; përfshirjes së organizatës “Let’s do it Kosova” në draftimin dhe ridraftimin e dokumenteve ligjore dhe strategjive për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit; organizimit të aksioneve të vazhdueshme të pastrimit të deponive ilegale të mbeturinave gjatë tërë vitit dhe aktiviteteve tjera të përfshirjes së institucioneve lokale, OJQ-ve dhe komunitetit në këto aksione, transmeton kp.

Me këtë rast Shala shprehu respektin për gjithë aktivitetin e deritanishëm të “Let’s do it Kosova” në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Nga ana e tij drejtori i OJQ-së, Luan Hasanaj e falënderoi ministrin për mbështetjen dhe theksoi se kjo është edhe një mundësi shtesë që i jepte aktiviteteve për përmirësimin e mjedisit në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm