Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shala: Ky është viti i fundit i qeverisjes së Ahmetit në Prishtinë

Flamur Shala, asambleist nga anët e LDK-së, është i ftuar në Interaktiv të KTV-së.

Sipas tij, qeverisjes së kryetarit Shpend Ahmeti po i vjen fundi.

“Kemi pas një pushim prej 4 muajsh në Kuvendin Komunal, për shkak të mosmarrëveshjeve politike”, ka thënë Shala.

Ai tha se ky është viti i fundit i qeverisjes së Ahmetit, i cili sipas tij po kërkon mobilizim vetëm për hir të qytetarëve por që po ndodhë krejtësisht e kundërta në pikat e rendit të ditës.

Shala thotë se Vetëvendosje nuk po arrin punën që kanë tentuar ta arrijnë. Sipas tij, sa herë që Vetëvendosje nuk ka arritur t’i shtyjë përpara agjendat e veta e ka lëshuar sallën e Kuvendit, duke lëshuar sallën e duke lënë mbledhjen pa kuorum.

Ai ka thënë se Ndërmarrjet Publike nuk janë të polizituara, teksa ka vlerësuar lartë punën e “Pastrimit”, që e ka cilësuar si ndërmarrje të ndërgjegjshme.

Edhe Shala thotë të mos ketë pritur një dështim kësisoj të Vetëvendosjes në Prishtinë Arbëri Shala thotë të mos ketë pritur një dështim kësisoj të Vetëvendosjes në Prishtinë

Shala ka komentuar edhe paraqitjen e një nate më parë të Ahmetit në “Interaktiv”, ku ka thënë më shumë foli për jahtin për fjalimin e Kurtit se sa për qeverisjen e tij në Prishtinë.

Menaxhmetin në krye të Prishtinës e ka akuzuar edhe për shkelje ligjore në punësime në arsim.

Shala ka thënë se nuk e di nëse do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, por nuk ka fshehur ambiciet e tij për të marrë në dorë këtë detyrë. Ka thënë se përgjatë kësaj kohe ka punuar shumë në opozitarizëm në Prishtinë.