Drejtori i antidrogës në Policinë e Kosovës, Bahri Shala, ka thënë se në vazhdimësi ka pasur tendenca për trafikimin dhe konsumimin e lëndëve narkotike.
Sipas tij, Kosova ka qenë më shumë e njohur si vend transit sa i përket lëvizjes së drogave, por shton se një sasi e tyre është ndalur në Kosovë.
“Kur ka kërkesë të madhe për drogë edhe lufta kundër drogave do të jetë e vështirë. Droga nuk rrinë këtu sepse ajo lëvizë. Ne kemi raporte ndërkombëtare që na adresohen për performancë të mirë në fushën e drogave. Ne si polici e kemi ndarë një pjesë të zyrtarëve për ofrimin e shërbimeve në kuadër të institucioneve tjera. Është dukuri brengosëse sepse është dukuri në rritje sidomos me përdorimin e marihuanës”, thotë ai.
Sipas tij, që nga fillimi i realizimit të planit operativ, 795 raste janë në nivel kombëtarë. Ai thotë se 20 raste kanë qenë brenda shkollave.
“Janë 83 raste brenda oborreve të shkollave, 68 raste afër oborreve të shkollave, 266 në perimetrin 350 metra dhe 358 raste në kuadër të Planit Operativ”, thotë ai.
Ai në emisionin "Puls" ka thënë se kanë qenë 984 persona të arrestuar për përdorim të lëndëve narkotike ku prej tyre janë 194 nxënës.
Edhe
Gjendje shqetësuese e drogës nëpër shkolla të Prishtinës - për një vit u arrestuan 275 të dyshuar
Ndërkaq duke folur për konfiskimet e Marihuanës në objekte, oborre dhe jashtë shkollave, është 4 kg e 393. 66 gramë.
“114.38 gramë marihuanë brenda objekteve të shkollave, 220.62 gramë marihuanë në oborr të shkollave, mbi 4 kg në afërsi të shkollave”,thotë ai.