Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se nuk duhet të mburren për gjendjen e ekonomisë këtë vit.
Ai përmes një komunikate për media thotë se e vetmja çështje që ka pasur sukses sivjet ka qenë taksa 100 për qind, kundër prodhimeve serbe dhe atyre boshnjake e cila ka rritur biznesin dhe qarkullimin e brendshëm të bizneseve konkretisht prodhuesve të vendit.
“Ne do të mburremi, nëse do i kishim më shumë kompani të mëdha në vend, sikur të kishte politika zhvillimore më të mira për biznesin e shtetin më të mira në vend. Ne nuk mund të mburremi që kemi politika të mira zhvillimore", tha Shahini.
Sipas tij, qeveria në nivel vendi, nuk duhet të pengojë bizneset, por të ndihmojë ato me politika zhvillimore.
Kryetari i AKB-së tha se politikat dhe fiskalizimi i shumë bizneseve në vend ka ngecur, duke shtuar se informaliteti është ende i madh.
”Qeveria nuk duhet të marr vendime duke i nxënë bizneset e papërgatitura, po të marrë vendime së bashku me biznesin, në mënyrë që të mos i krijoi humbje”, ka thënë Shahini.
-
Shahini: Qeveria po e menaxhon krizën në kurriz të bizneseve dhe qytetarëve
-
Shahini: Qeveria aktuale nuk ka vizion për zhvillim ekonomik
-
Tahiri: Ekonomia e Kosovës buzë kolapsit
-
Shahini: Qeveria i ka bllokuar 210 milionë euro, nga sektori privat vetëm po mbledh tatime
-
Ekspertët: Prodhuesit kosovarë duhet të jenë më agresivë me marketing për tregun në Shqipëri