Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sfidohet pandëshkueshmëria e gjyqtarëve dhe e prokurorëve

Brenda muajit janar do të procedohet në Qeveri një projektligj që përmban të listuara rrethanat kur gjyqtarët e prokurorët bëjnë shkelje disiplinore, e edhe sanksionet që parashihen si mjet ndëshkimi, shkruan sot Koha Ditore.

Në shoqërinë civile nuk presin se dispozitat e reja do të zbatohen. Projektligji përcakton shkeljet disiplinore, procedurat për fillimin e hetimeve për dyshimet për të tilla shkelje, procedurat disiplinore pranë Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, sanksionet disiplinore dhe mjetet juridike që lidhen me shkeljet disiplinore pranë Gjykatës Supreme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbështetur në këtë dokument, gjyqtari e prokurori kryejnë shkelje disiplinore nëse dënohen për një vepër të rëndë penale, nëse me dashje shkelin ligjin në kuadër të ushtrimit të detyrave të tyre, ose nëse shkelin rëndë detyrat zyrtare si gjyqtar, përkatësisht prokuror. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).