17 pika të planit për qeverisjen katërvjeçare premtonte se do t’i realizonte brenda mandatit të tij.
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili u kthye nga Gjermania për të marrë në dorë udhëheqjen e kësaj komune, kishte premtuar dy projekte madhore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoU zotua se të ndërtohet spitali ku, përveç trajtimit më të mirë të qytetarëve, tha se do të punësoheshin edhe 150 punëtorë.
Por ky spital nuk u bë asnjëherë. Për shkak të ndërrimit të lokacionit, komuna e humbi donacionin nga jashtë dhe u largua investitori, thotë opozita.
Kryetari Svarqa mendonte që edhe hekurudhën e këtij qyteti ta kthente në një vend, që sipas tij, edhe vendet perëndimore do ta lakmonin.
Por, sipas opozitës, ky projekt milionësh mbeti vetëm në letër, pasi komuna humbi donacione të mëdha.
Qytetarët i mbajnë mend premtimet e kryetarit, për çka janë zhgënjyer shumë.
Por ka edhe të tillë që e mbrojnë Svarqën, duke e arsyetuar mosrregullimin e hekurudhës.
Deri në zgjedhjet lokale kanë mbetur edhe disa muaj, por zyrtarët komunale thonë se të dyja projektet do të realizohen.
Por opozita thotë se jo vetëm këtë mandat, por edhe sikur të marrë një mandat të ri, Svarqa nuk do të arrijë t’i mbajë premtimet e veta.