Arbëri

Kryetari i Ferizajt realizoi veç 9 nga 17 premtimet e fushatës, ai i Kaçanikut 11 nga 18

Nga 17 premtime sa i ka bërë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, 9 prej tyre i ka realizuar.

E, për premtimet e tjera që Svarqa nuk i ka realizuar tash e katër vjet, thotë se ka një arsye. Ndër premtimet më të mëdha ishte ndërtimi i Spitalit Rajonal, raporton KTV.

Ndërsa, opozita ia rikujton Svarqës, dështimet në bujqësi si dhe mosndërtimin e spitalit rajonal.

Kjo e fundit ka qenë tema më e diskuar në këtë qytet, pasi kishte filluar që nga qeverisja e PDK-së.

Ndryshe nga Ferizaj në Komunën e Kaçanikut, qytetarët janë të kënaqur me qeverisjen e kryetarit, Besim Ilazi, duke mos dashur të prononcohen ata thonë që do ta votojnë përsëri.

Ilazi thotë që ka realizuar projekte më shumë se që ka premtuar.

Ndërsa, kundër-kandidati i tij në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 22 tetor, Shukri Luta thotë se qytetarët nuk do të votojnë më vetëm shabllon.

Sipas raportit të Institutit GAP, Ilazi nuk i ka realizuar 7 premtime nga 18 sa i kishte bërë.

Projekte të cilat vetëm sa kanë filluar të realizohen.


Kryetari i Ferizajt realizoi veç 9 nga 17... by kohanet