Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka thënë se emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, nuk e adresoi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, derisa e zhvilloi takimin të hënën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Serweri ka deklaruar se Lajçaku nuk e ka thënë asnjë fjalë për sulmin që e ka cilësuar terrorist, e për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Beograd, të cilat i ka quajtur mashtruese.
“Asnjë fjalë për sulmin terrorist të 24 shtatorit të sponsorizuar nga Beogradi, mashtrimin në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Beograd apo përafrimin në rritje të Serbisë me diktatorët”, shkroi profesori amerikan nga “Johns Hopkins University”.
Serweri ka reaguar pas njoftimit të Lajçakut se gjatë takimit me presidentin serb, temë diskutimi kanë qenë perspektivat strategjike për vitin 2024 dhe hapat e mëtejshëm në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Not a word about the September 24 terrorist attack Belgrade sponsored, the fraudulent December 17 election in Belgrade, or Serbia’s increasing alignment with dictators. https://t.co/pgDqLqqUrW
— peacefare.net (@DanielSerwer) January 29, 2024