Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, sot është befasuar për keq me deklaratën e kryetarit slloven Borut Pahor se ai do të përpiqet të ndikojë te pesë vendet e Bashkimit Europian që s’e kanë njohur Kosovën që këtë ta bëjnë, transmeton Koha.net.
Ajo, siç njofton “blic” i Beogradit, ka thënë se kjo deklaratë e tij nuk është në përputhje me marrëdhëniet e mira të Serbisë me Slloveninë duke shtuar se lidhur me këtë nuk kishin biseduar gjatë takimit që e kanë pasur kohë më parë.
“Në atë takim e kam lutur që Sllovenia si vend që e ka njohur Kosovën, të ndikojë në Prishtinën që të respektohen marrëveshjet që i ka negociuar e nënshkruar”, ka thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Bërnabiq thotë se nuk e ka të qartë rezolutën e PE-së ku kërkohet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
-
Bërnabiq: S’e dëgjojmë SHBA-në, vazhdojmë lobimin për çnjohje të Kosovës
-
Bërnabiq: Nuk e njohim Kosovën nëse është kusht për hyrje në BE
-
Kurti e Bërnabiqi përplasen për moszbatimin e marrëveshjeve
-
Bërnabiq pretendon se BE-ja shkeli disa marrëveshje përfshirë edhe atë të Ohrit