Krerët e shtetit në Serbi janë shumë pesimistë sa i përket bisedimeve mes Kosovës e Serbisë të cilat po zhvillohen sot në Bruksel.
Ata duke folur për bisedimet që pritet të zhvillohen mes Kosovës e Serbisë, kanë theksuar se ka shumë presion mbi Serbinë, derisa sipas tyre nuk ka shumë hapësirë për negociata mes dy shteteve.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq, do të mundohet të bëjë vend për bisedime, por që sipas saj nuk ka shumë hapësirë.
Ajo në takimin e sotëm që pritet të zhvillohet në Bruksel mes Kurtit e Vuqiçit ka thënë se i dëshiron fat në "luftën e sotme në Bruksel Vuqiçit", por që sipas saj asnjëherë nuk ka pasur më pak hapësirë për negociata në bisedime se kësaj radhe.
Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ka shumë presion mbi Serbinë për dialogun me Kosovën, teksa ka shtuar se nuk ka pritje që një marrëveshje mes dy vendeve të arrihet deri në fund të vitit.
“Disa njerëz u shqetësuan se kjo çon në drejtim të kompromiseve, dhe më pas Albin Kurti u lind me dëshirën për të minuar gjithçka. Taksa u prezantua, e cila ndali dialogun. Nuk duhet të befasohemi nga ajo që ata thonë”, ka thënë ai duke shtuar se “ata (Kosova) mendojnë që kanë gjithçka”.