Në “Beerfestin” e Beogradit është prezantuar birra e manastirit nga Kosova, transmeton Koha.net.
Promovimin e kësaj birre, siç njofton “novosti”, e kanë bërë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq dhe vlladika i Rashkë – Prizrenit Teodosije.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë stendën e “manastirit” mbretëronte interesim i madh për birrën, me të cilën, sipas këtij mediumi serb është rigjallëruar tradita mesjetare e birrarisë së manastireve në Kosovë.
Birra prodhohet në manastirin Banjska, në rrethinën e të cilës, sipas historisë serbe, ka qenë pallati i trimit epik serb Banoviq Strahinja, portreti i të cilit është vënë në etiketën e birrës.