Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia planifikon t’ia ndalojë hyrjen Walkerit, të ankohet për të në OSBE e OKB

William Walker është shndërruar në armikun numër 1 për Qeverinë e Serbisë.

Walker, në një ceremoni për shënimin e 17-vjetorit të themelimit të AAK-së, kishte deklaruar se ka një plan për unifikimin e shqiptarëve gjithandej.

Një ditë më pas, ka ardhur reagimi i Aleksandër Vuçiqit, që ka shkuar aq larg sa e ka akuzuar Walkerin se e ka shpikur masakrën e Reçakut.

Kjo deklaratë e tij, pak orë pasi u publikua në YouTube, u bllokua, çka ngjalli reagime edhe më të mëdha, për t’u zhbllokuar më pas.

Qeveria e Serbisë nuk është ndalur me kaq dhe i ka planifikuar disa masa ndaj Walkerit, përfshirë ndalesën që ai të mos hyjë në Serbi.

Edhe Serbia hap fushatë kundër diplomatit William Walker Arbëri Serbia hap fushatë kundër diplomatit William Walker

Derisa Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiq, me anë të një letre, pritet t’i drejtohet OSBE-së, organizatë të cilën Walker e ka përfaqësuar në vitin 99 në Kosovë.

Masakra e Reçakut, një prej krimeve më të tmerrshme serbe mbi popullsinë civile në Kosovë, ishte një prej veprave që përfundimisht nxiti intervenimin e NATO-s.


Serbia planifikon t’ia ndalojë hyrjen Walkerit... by kohanet