Liderët politikë shqiptarë në jugun Serbisë me kërkesat që tri komunat e kësaj pjese t’i bashkohen Kosovës, mund të nxisin konflikte ndëretnike, ka thënë sot për agjencinë FoNet deputeti dhe kryetari i Këshillit komunal të Partisë Përparimtare serbe (Srpska napredna stranka) Nenad Mitroviq, sepse, ka theksuar ai, në ato komuna jetojnë edhe serbët që e kundërshtojnë këtë.
Në pyetjen se si e interpreton kërkesën e liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës për bashkimin e saj Kosovës, Mitroviq është përgjigjur se kjo kërkesë assesi s’i kontribuon dialogut Beograd – Prishtinë”, transmeton Koah.net
"Vendimi i Kuvendit të Kosovës nuk është detyrues as për Beogradin dhe as për bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Mitroviq.
Ai ka nënvizuar se ajo që e kërkojnë shqiptarët në jug, është fushatë për zgjedhjet e Këshillin Kombëtar që mbahen më 4 nëntor.
Sipas fjalëve të tij, përfaqësuesit e shqiptarëve kanë humbur kredibilitetin e zgjedhësve të vet dhe tash përpiqen t’i animojnë zgjedhësit
Mitroviq ka thënë se “këto tri komuna kurrë nuk kanë qenë në përbërje të Krahinës Autonome të Kosovë e Metohisë”.
Edhe
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
Ai ka tërhequr vërejtjen se po këto kërkesa mund t’i bëjnë edhe shqiptarët në Maqedoni, në Kumanovë, në veri të Shkupit , rreth Tetovës.
“Çfarë do të thotë kjo. A duam ta kemi efektin domino në rajon? Shqiptarët e rajonit po kërkojnë që në kuadër të zgjidhjes së statusit të Kosovës ta zgjedhin statusin edhe në vendet tjera, jo vetëm në Serbi, sepse aty janë edhe Maqedonia e Mali i Zi.
Partia Përparimtare serbe është parti në krye të së cilës është kryetari i Serbisë Aeksandar Vuçiqi.
-
Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk presin të jenë pjesë e Qeverisë serbe
-
Shqiptarët në Luginën e Preshevës bashkohen për herë të parë, synojnë tri vende në Kuvendin e Serbisë
-
Kamberi kërkon që nëse ndryshojnë kufijtë, Lugina e Preshevës të jetë e tëra me Kosovën
-
REL: Lojë ‘pingpongu’ e institucioneve të Kosovës me Luginën e Preshevës