Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia nuk ka hequr dorë nga arritja e qëllimeve të saj politike, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Madje, sipas tij, ky mbetet njëri nga qëllimet më të rëndësishme, teksa shtoi se në këtë drejtim është dërguar një mesazh i qartë. Ai tha sot se Beogradi ka vendosur të presë dhe të shohë nëse do të fillohet me formimin e Asociacionit.
“Një nga parakushtet kryesore që kjo të ndodhë sipas planit të zbatimit është që Prishtina ta përshtat kornizën e saj ligjore. Le të shohim pra nëse kjo do të ndodhë për tre muaj e gjysmë dhe nëse po e thonë të vërtetën, kur thanë se duan ta formojnë Asociacionin”, ka thënë Gjuriq, teksa ka shprehur dyshime se ekziston vullneti politik për të krijuar Asociacionin.
“Sikur Prishtina të donte të bënte diçka, do ta bënte në pesë vitet e mëparshme. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, dhe do të vazhdojmë me presionin politik dhe luftën me armën tonë më të fuqishme, e ajo është populli serb në Kosovë dhe gatishmëria e tyre për të qëndruar dhe për të mbijetuar në këto hapësira si një shtet”, ka thënë Gjuriq.
-
Gjuriq: Asociacioni është kusht për të vazhduar dialogun
-
Gjuriqi ambasadorit gjerman në Beograd: Serbia do të insistojë në krijimin e shpejt të Asociacionit
-
Gjuriq: Prishtina nuk dëshiron të formojë Asociacionin serb
-
Gjuriq: Prishtina nuk e ka ndërmend ta formojë Asociacionin
-
Gjuriq: Nuk u besojmë aspak politikanëve shqiptarë, por jemi të gatshëm të dialogojmë me ta