Ushtarakisht Serbia do të mbetet neutrale, por NATO është garantuesi më i fuqishëm i sigurisë së serbëve në Kosovë, thotë ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq.
"Dua të jem krejtësisht i sinqertë, ne bashkëpunojmë me paktin NATO përmes formave të ndryshme, aq sa është në interes të Serbisë ky bashkëpunim. E NATO na ofron garancinë më të fuqishme të sigurisë së serbëve në Kosovë dhe ky është fakt”, citon tv pink të ketë thënë Stefanoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor kjo, sipas tij, nuk do të thotë se Serbia dëshiron të jetë pjesë e paktit NATO.
"Qytetarët e Serbisë këtë nuk e dëshirojnë, ne nuk e dëshirojmë dhe supozoj se askush nuk dëshiron që në aleancën e vet ta pranojë dikë i cili e thotë qartë se preferon të jetë neutral”, ka thënë ai.