Serbia po përpiqet të marrë iniciativën dhe problemin me taksën ndaj mallrave serbe ta zhvendosë nga sfera e politikës dhe diplomacisë në fushën e të drejtës ndërkombëtare, vlerësojnë analistët serbë.
Sipas tyre, Qeveria serbe është duke biseduar me zyrën e avokatisë në Nju Jork rreth përfaqësimit të mundshëm të Serbisë në Gjykatën e Arbitrazhin në Strasburg.
Analisti Dejan Vuk Stankoviq vlerëson se presioni politik mbi Prishtinën për të shfuqizuar taksat ka dështuar të japë fryte dhe beson se Serbia duhet të fillojë procedurën e mbrojtjes ligjore për shkak, siç shprehet ai, ‘shkeljeve të marrëveshjes CEFTA’.
Ndërsa kryetari i shoqërisë së lobimit serb Nenad Vukoviq thotë se vendimi para gjykatës ndërkombëtare se tarifat janë të paligjshme, do të kishte peshë ligjore dhe politike, transmetojnë mediat serbe, përcjell KSP.
-
A do të përballen Kosova e Serbia për taksën në arbitrazh
-
Brnabiq konfirmon: Konsiderojmë nisjen e arbitrazhit te CEFTA për taksën e Kosovës
-
Në prag të nisjes së shqiptimit të gjobave, BE-ja bën thirrje për sjellje evropiane
-
SHBA-ja thërret Kosovën të heq taksën e Serbisë të ndalojë fushatën e lobimit kundër
-
Scott: Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë dhe BE-ja vazhdon ta udhëheqë dialogun