Qeveria e Serbisë ka thënë se nëse Kosova s’i tërheq të gjitha masat shtesë doganore ndaj produkteve sezonale nga Serbia, Maqedonia e Bosnja, atëherë masa të njëjta do të ndërmarrin edhe ata.
Kështu ka thënë ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, i cili tha se përderisa Kosova nuk tërhiqet plotësisht nga vendimi i marrë ditë më parë për t’u vënë taksë shtesë prej 30 për qind pemëve, perimeve e misrit, kundër-masat janë të pashmangshme nga tre vendet e sipërpërmendura, raporton FoNet.
Këto komente Lajiq i tha pas takimit me përfaqësuesit e katër shteteve anëtare të CEFTA-s.
Ai tha se kanë marrë informata jozyrtare se bllokada nga ana e Kosovës është hequr për misrin, i cili po ashtu ka qenë i përfshirë në masat e ndërmarra nga Kosova, e që është më e rëndësishmja për Serbinë e mbi të gjitha për Maqedoninë, transmeton Koha.net.
Ministri serb tha se jozyrtarisht ka mësuar se taksa doganore ka mbetur për domate, speca, rrush, manaferra, mjedra, dardha e mollë.
“Kemi formuar një ekip punues i cili me urgjencë do të reagojë në situata të ngjashme”, ka thënë Lajiq, pas takimit me ministrat përkatës nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia, si dhe përfaqësues të Drejtorisë kompetente të Malit të Zi.
Edhe
Qeveria e Kosovës i bie pishman, tërheq taksën doganore
“Nuk dëshirojmë luftë tregtare, por luftojmë kundër parimit që kushdo të bëjë çfarëdo që t’iu bie ndër mend”, theksoi Lajiq.
-
Lajiq: Kosova pritet ta heqë taksën e miellit të importuar nga Serbia
-
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe
-
15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa - Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit
-
Zv.kryeministri serb thotë se asnjë kompani në Serbi nuk do të përmbushë kërkesat e Kosovës