Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të jashtme të Serbisë Velko Odaloviq ka deklaruar sot se grupi për hetimin e atyre që ai i ka quajtur krime të UÇK-së, ka gjurmuar arkivat, ka punuar me ata që kanë pasur çfarëdo informate dhe ka bërë disa dokumente të vlefshme.
Këto dokumente, ka thënë ai, transmeton Koha.net, pasi të gjendet mekanizmi për këmbimin e tyre me Gjykatën Speciale, “do të jenë në funksion serioz të dëshmimit të krimeve që janë bërë në hapësirën e Kosovës”.
Odaloviq në televizionin publik serb ka thënë se janë bërë tri “gjëra të mëdha”, e para, sipas tij, është demaskimi i strukturës komanduese të UÇK-së deri te njësitë organizative si dhe është bërë lidhje direkte e individëve me këto struktura dhe krimet që janë bërë.
-
Bislimi para deputetëve: Petkoviqit i thash se në Kosovë nuk ka arkiva të UÇK-së, por shtetërore
-
Petkoviq: Prishtina pranoi ekzistencën e arkivave të UÇK-së
-
Odalloviq e konsideron hapjen e arkivave ndihmë në çështjen e të pagjeturve
-
OVL të UÇK-së kërkojnë që Prokuroritë e Kosovës të deponojnë publikisht dosjet e krimeve serbe
-
Serbia me “dëshmi për krimet e pjesëtarëve të UÇK-së edhe ndaj shqiptarëve”