Beograd, 6 nëntor – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se Serbia nuk do t’i parashtrojë notë proteste Francës për shkak të vendosjes së flamurit të Kosovës në Notre Dam të Parisit. Ai këtë hezitim e arsyetoi me faktin se presidenti francez Emanuel Macron ka paralajmëruar vizitë në Serbi, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
“Duke pasur parasysh vizitën e paralajmëruar të Macronit, që do të jetë vizita e parë e një presidenti francez pas 18 vjetësh, mendimi im është që këtë çështje ta lëmë për biseda”, citohet të ketë thënë ai.
Daçiq e ka cilësuar skandaloze vendosjen e flamurit të Kosovës në Notre Dam.
Artikuj të ngjashëm
-
Macroni mbërrin në Serbi
-
Vuçiqi me Macronin në Paris: Nga Kosova e deri te energjia bërthamore
-
Macron e kërcënoi Kosovën me pezullim të vizave, Vuçiq e falënderon “për miqësinë”
-
Daçiq: Serbia nuk mund të pranojë propozim ku njihet pavarësia e Kosovës
-
Vuçiqi nuk beson se do të takohet me Kurtin në Paris