Qeveria serbe e ka angazhuar një kompani lobuese amerikane për ta ndihmuar kryesisht në lidhje me taksën e Kosovës ndaj produkteve serbe.
Kompania “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” do të angazhohet për të përfaqësuar interesat e Serbisë në administratën amerikane, raporton KTV.
“Jemi të lumtur që Republika e Serbisë i ka marrë shërbimet e kompanisë tonë për ta përfaqësuar në çështje që lidhen me SHBA-në (duke përfshirë komunikimin e drejtpërdrejt me Qeverinë e SHBA-së), sa u përket kontestimeve që lidhen me rajonin e Kosovës dhe Metohisë (jashtë Serbisë shpesh referohet si “Kosovo*”), për çështje të bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë kufizimet tregtare të imponuara nga autoritetet e Kosovës*, posaçërisht për mallrat dhe shërbimet me origjinë nga Serbia”, thuhet në letrën e përfaqësuesve të kësaj kompanie.
Letra është dërguar më 20 mars 2019, dhe kjo kompani përfaqëson edhe interesat e Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë, Sllovenia e Malit të Zi në SHBA.
-
“Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP”, firma që lobon për Serbinë në Amerikë në lidhje me Kosovën
-
SHBA-ja thërret Kosovën të heq taksën e Serbisë të ndalojë fushatën e lobimit kundër
-
SHBA-ja thërret Kosovën të heq taksën e Serbisë të ndalojë fushatën e lobimit kundër
-
“SHBA-ja e do doemos marrëveshjen Kosovë – Serbi”
-
Serbia mund ta çojë në Strasburg taksën e Kosovës