Serbët në veri sollën vendim që të dalin në zgjedhjet komunale në katër komunat veriore.
Ky vendim u mor pas takimit të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton KTV.
Ky vendim siç është thënë, u mor me qëllim që shqiptarët në veri të cilët përbëjnë vetëm 0.1 për qind, të mos e marrin kontrollin ndaj katër komunave.
“Nuk do t’i lejojmë as Prishtinës e as kujtdo nga bashkësia ndërkombëtare që në ato funksione të sjellin shqiptarë e as marioneta serbe, të cilët do të punojnë siç u thonë ata”, ka thënë presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, para gazetarëve pas takimit me Vuçiqin.
13:54
Edhe
Vuçiq: “Për zgjedhjet në veri të Kosovës vendosin përfaqësuesit e serbëve, ne këshillojmë”
Vuçiqi takon serbët e Kosovës, thotë se shqiptarët po tentojnë t’ua marrin serbëve të drejtën e të menduarit lirshëm
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe, me rastin e zgjedhjeve në katër komunat veriore.
Gjatë takimit në pallatin presidencial në Serbi, pjesë morën 137 përfaqësues serbë nga e gjithë Kosova dhe drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.
Ndërkaq Vuçiqi ka thënë se kuptimi i gjithë asaj që shqiptarët në Kosovë bëjnë është që serbëve t’u merret e drejta për të menduar lirshëm por edhe të përmendin shtetin e tyre, Serbinë.
“Ky është kuptimi i çdo gjëje. Andaj po bëhet kjo fushatë kundër Listës Serbe dhe për këtë u shpallën zgjedhjet lokale në veri”, tha Vuçiqi pas takimit me përfaqësuesit serbë të Kosovës, raporton KTV.
Edhe
Lista Serbe bojkoton votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri
Ai po ashtu porositi serbët të mos lejojnë që “pakica shqiptare të votojë përfaqësuesit e tyre”, ndërsa tha t'u ketë thënë atyre se më mirë është të dalin në zgjedhje dhe kur të fitojnë, një ditë më pas të japin dorëheqje.
“Unë personalisht më shumë do të doja që serbët në KeM të marrin pjesë në zgjedhje, por nuk ua kam thënë këtë në këtë mënyrë. Kur të fitojnë dhe të tregojnë se sa më të fuqishëm se shqiptarët, një ditë më parë sërish mund të japin dorëheqje”, ka thënë Vuçiqi.
Ka kujtuar se më 25 prill do të takojë presidentin e Kinës, ndërsa më 29 dhe 30 prill me presidentin francez Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjermane, Angela Merkel, ndërsa një ditë më pas do ta lus presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për një takim.
“Pas kësaj do të jem i gatshëm që popullit në KeM dhe Listës Serbe t’u prezantoj planin e masave të Serbisë, duke mos dashur që me të t’ua përkeqësojë interesat e tyre në KeM”, theksoi Vuçiqi.
Ai konfirmoi se në takim do të ketë edhe përfaqësues shqiptarë.
Edhe
Lista Serbe ndryshon qëndrimin, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve me dorëheqje të kryetarëve
“Situata për Serbinë është e vështirë sepse askush më nuk flet për taksë. Nuk bënë kështu, kështu nuk luhet me Serbinë sado që dikush është i fuqishëm”, përfundoi presidenti serb.
Ndërkaq, bëhet e ditur se rreth orës 14:00 do të shpallin vendimin për pjesëmarrje ose jo në zgjedhjet në komunat veriore.