Kohën kur është paralajmëruar të marrin hov negociatat me Serbinë, në të cilat nuk përjashtohet as diskutimi për kufijtë, janë rikthyer tensionet në terren.
Ngritja e taksës në 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ka acaruar Serbinë. Kjo është shoqëruar me ankesa të zyrtarëve serbë se në veri ka rritje të prezencës policore për të parandaluar futjen e kamionëve nga Serbia, shkruan Koha Ditore.
Por autoritetet e Kosovës dhe KFOR-i që siguron kufijtë e Kosovës kanë mohuar lajmin, të cilin e shpërndau presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Po ashtu, Policia e Kosovës ka mohuar se janë hequr targa serbe ndonjë automjeti që ka qarkulluar nëpër Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i ka quajtur spekulime “informacionet e publikuara lidhur me heqjen e targave serbe në rajone të ndryshme të Kosovës”./Fitim Gashi
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Përplasjet ‘testuese’ të BE-së dhe Qeverisë së Kosovës
-
Sipas Vuçiqit, KFOR-i ka ndalur forcat e Kosovës për në veri
-
Në prag të nisjes së shqiptimit të gjobave, BE-ja bën thirrje për sjellje evropiane
-
SHBA-ja shpreson në arritjen e një marrëveshjeje për targat
-
BBC-ja shkruan për tensionet e mundshme në veri shkaku i targave