17:00 - Protestuesit janë shpërndarë edhe në Leposaviq
Po qëndrojnë vetëm përfaqësuesit e Listës Serbe.
15:17 - Shpërndahen protestuesit në Zveçan
Protestuesit në Zveçan janë shpërndarë.
Ata kanë montuar një televizor për ta shikuar Novak Gjokoviqin që do të luajë tenis.
Edhe
Edhe të martën u protestua në Leposaviq, Zveçan e Zubin-Potok
13:50 - Lista Serbe përsërit kushtet për Qeverinë e Kosovës
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka përsëritur kërkesat që sipas tij duhet t’i plotësojë Qeveria e Kosovës në mënyrë që të ndërpriten protestat në veri.
Duke folur para gazetarëve, Rakiq i ka ndarë kërkesat në dy faza ku faza e parë sipas tij është tërheqja e policisë nga komunat e veriut, lirimi i të gjithë të arrestuarve nga protestat, dhe që kryetarët e zgjedhur shqiptarë të mos shkojnë në objektet komunale.
Ndërsa faza e dytë sipas tyre është tërheqja e njësitë speciale nga veriu i Kosovës, formimi i Asociacioni si dhe ndërprerja e procedurave gjyqësore ndaj të gjithë të dyshuarve, duke përfshirë këtu edhe të arrestuarit e protestës.
Ai nuk ka dashur të flas për zhvillimet e djeshme ku ndërkombëtarët kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, duke thënë se zyrtarisht nuk kanë asnjë përgjigje./KP
09:39 - Një nga protestueset në një fjalim para objektit të Komunës në Zveçan, ka thënë se si “punëtorë të përgjegjshëm, çdo ditë vijmë para komunës, që është okupuar nga specialët me armë të gjata”.
Ajo është ankuar se “po shkilen të drejtat themelore për punë”.
Ka përsëritur kërkesën për largim të njësive speciale të Policisë së Kosovës e që “kryetari i rremë të mos vijë më”.
Edhe
Shprehen pritje që Lista Serbe të mos mund ta sfidojë ligjin në veri
08:21 - Protestuesve në Zveçan u janë bashkuar edhe krerët e Listës Serbe.
Protestuesit kanë nxjerrë disa pankarta me mbishkrime si: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, “Duam paqe e jo lotsjellës dhe shok-bomba”, “Ne nuk jemi kriminelë, vetëm duam lirinë tonë” "Përse Kurti ma mban fëmijën në shënjestër me snajper".

07:55 - Situatë e qetë është edhe në Leposaviq. Protestuesit janë mbledhur para objektit të komunës për të gjashtën ditë.
Gazetari i KOHËS në Leposaviq ka thënë se protestuesit janë shprehur se duan të protestojnë qetë, pa probleme apo përplasje me KFOR-in.

Fiks në orën shtatë para objektit të Komunës në Zveçan, protestuesit kanë nisur të nënshkruhen duke e arsyetuar veprimin se “nuk po lejohen të hyjnë në objektin e komunës”.
Është dita e gjashtë e protestave në veri. Serbët po kundërshtojnë ushtrimin e detyrës së kryetarëve të komunave në tri komuna në veri, nga objektet komunale.
Tensionet kanë përcjellë disa ditë protestat, ndërsa së fundmi protestat janë zëvendësuar me fyerje e provokime.
Edhe
Në veri protestohet në mbështetje të Vuçiqit
KOHA do të raportojë direkt nga Leposaviqi, Zubin-Potoku e Zveçani edhe gjatë të premtes.