Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbët mezi e presin autostradën deri në Merdar

Paralajmërimi se planifikohet ndërtimi i autostradës nga Nishi, përmes Prishtinës deri në Durrës, ka gëzuar jo vetëm shoferët, por edhe banorët e këtij rajoni të Serbisë, transmeton koha.net.

Rruga që tani shfrytëzohet nga mijëra vozitës brenda ditës, nuk është sanuar si duhet tash e disa decenie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gropa, gunga, çarje asfalti ka në çdo kilometër të kësaj rruge, përcjell b92. Në disa pjesë shoferët vozisin majtas e djathtas për mos e dëmtuar automobilin.

Nga Nishi deri në Prishtinë janë 115 kilometra, e rrugëtimi zgjat më shumë se tri orë.

Serbia po e përgatit dokumentacionin teknik nga Nish deri në Merdar e autostrada do të mund të përfundonte deri në vitin 2020.

Gjatësia e autostradës Nish – Durrës parashihet të jetë 384 kilometra.