Disa serbë shihet të jenë mbledhur në Malet e Sharrit në pjesën e Shtërpcës për të festuar, siç thonë ata, “Zbritjen e shpirtit të shenjtë tek aposujt”.
Kështu të paktën është paraqitur në postimet e disa faqeve në Facebook të cilat kryesisht kanë përmbajtje të aktiviteteve të serbëve.
Edhe pse fotografitë e videot janë postuar sot, nuk dihet se kur është mbajtur ky aktivitet, ndonëse faqet të cilat e kanë postuar tregojnë se ata janë mbledhur sot.
Në video shihet se ata kanë festuar me flamuj, kryq e “katër S”, parullë e popullarizuar nga serbët që do të thotë “vetëm uniteti shpëton serbët”.
Javën e kaluar një liturgji është mbajtur në kishën e cila gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës. I njëjti aktivitet është parë si provokim nga institucionet vendore. Teksa në Serbi është konsideruar arritje mbajtja e liturgjisë për herë të parë që nga viti 1998, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se aktiviteti përbën shkelje të rregullave të sigurisë publike. Kisha e Krishtit Shpëtimtar, është shenja e regjimit të Milosheviqit.
Прослава Св.Троице у Севцу. Дана 20.06.2021. ????????????
Posted by Севце Србија on Sunday, June 20, 2021
-
Serbët festojnë Vidovdanin duke provokuar, ndalohen disa prej tyre
-
Sveçla për incidentin në veri: Propagandë serbe, asgjë e re nga ta
-
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi
-
“Vidovdani”: Peshkopi mban fjalim politik e pelegrinët këndojnë “Kosova është zemra e Serbisë”
-
Policia: Vidovdani kaloi pa incidente, një person u shoqërua