Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbët e synojnë Asociacionin pas zgjedhjeve lokale

Fundi i tetorit është afati kur serbët synojnë ta themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Asociacioni është edhe tema qendrore e fushatës së Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështetje zyrtare i ka dhënë edhe shteti serb, për të cilin Lista Serbe është subjekti i vetëm që ruan interesat e serbëve dhe Serbisë në Kosovë. Lista Serbe synon ta ruajë pushtetin në 10 komuna sa ka aktualisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përcaktimi për t’i dhënë start Asociacionit është evidentuar edhe në një dokument të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, për të cilin thuhet se është derivat i dialogut të Brukselit.

Aty flitet për fushëveprimin dhe kompetencat që do t’i ketë ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit, puna e të cilit do të përfundojë pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.