Serbët në Kosovës do të pajtoheshin me idenë e ndarjes së Kosovës vetëm nëse marrëveshja do t’u garantonte atyre liri më të madhe dhe më shumë të drejta se që kanë tani.
Kështu ka thënë nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ndërsa ka shtuar se partia e tij i beson ekipit negociator të Beogradit pa asnjë mëdyshje.
Simiq i tha televizionit publik serb se serbët në Kosovë jetojnë pezull për dekada me radhë.
“Kur i llogarisni të gjitha, nëse do të kishte ndonjë mundësi për progres ekonomik dhe politik, jam i bindur se një zgjidhje e tillë do të përkrahej nga serbët”, tha ai, transmeton Koha.net.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kohë më parë propozoi ndarjen e Kosovës në kufij etnikë mes komunave veriore me shumicë serbe dhe pjesës tjetër me shumicë shqiptare.
-
Simiq: Serbët në Kosovë mund të shpallen skllevër
-
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale
-
“Ndarja e Kosovës, strategji e Vuçiqit”
-
Simiq: Qeveria pa Listën Serbe është antikushtetuese
-
Sipas Simiqit vetëm fitorja e Listës Serbe garanton qëndrimin e serbëve në Kosovë