Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me senatorin Tom Cotton, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Haradinaj e çmoi rolin e SHBA-së në pavarësimin e Kosovës.
“Në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe Pavarësisë, rrugë kjo shumë e gjatë dhe plot vuajtje, roli i SHBA-së ishte jetik për Kosovën”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin që zhvilloi në Senatin Amerikan me senatorin Tom Cotton.
Haradinaj, e njoftoi senatorin Cotton për prioritetet e Qeverisë, me theks të veçantë për fuqizimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe kompletimin e kësaj infrastrukture jetike për vendin.
“Kosova është gati ta ketë ushtrinë e saj dhe e gatshme që në funksion të paqes kudo në botë të jetë pjesë e misioneve ndërkombëtare të lirisë të udhëhequra nga SHBA”, tha Haradinaj.
Senatori Cotton u informua edhe për prioritetet e Qeverisë, me fokus kryesor në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, përmbushjen e agjendës evropian, si dhe në fuqizimin e institucioneve demokratike.
Haradinaj, shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme që SHBA-të kanë dhënë në të gjitha periudhat, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
Edhe
Haradinaj i thotë Wilsonit se duan marrëveshje me Serbinë, po pa shkëmbim të territoreve
“Kosova dhe populli i saj do të vazhdojë ta ruajë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe asnjëherë nuk do ta harrojmë atë çfarë SHBA-të kanë bërë për ne në kohërat më të vështira të jetës tonë”, tha Haradinaj, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me SHBA-të.
Senatori Amerikan, Tom Cotton, vlerësoi të arriturat në Kosovë gjatë këtyre viteve, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.
Takimi me Senatorin Amerikan, Tom Cotton, u realizua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Haradinaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e agjendës qeveritare për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale me ShBA-të dhe intensifikuar përpjekjet për konsolidimin ndërkombëtarë të vendit.
-
Haradinaj në takim të rregullt me Kosnettin: Kosova, e vendosur për partneritet afatgjatë me SHBA-në
-
Haradinaj kërkon përkrahjen e SHBA-sa për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës
-
Senatorët amerikanë e sigurojnë Haradinajn se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës
-
Haradinaj kërkon nga shqiptaro-amerikanët të investojnë në Kosovë