Senatori amerikan, Bob Dole, së shpejti do ta ketë gati statujën e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Kjo vepër arti do të jetë vepër e skulptorit Luan Mulliqi.
Me këtë rast, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, i ka dorëzuar senatorit Dole fotografinë e statujës.
“Ka qenë nder që personalisht t’ia dorëzoj fotografinë e statujës së senatorit Dole të punuar nga Luan Mulliqi, që do të vendoset në Prishtinë. Njeri i mrekullueshëm”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasada e SHBA-së: Senatori Dole mbajti premtimin e dhënë para 30 vjetësh për lirinë e Kosovës
-
Sot në Prishtinë zbulohet busti i ish-senatorit amerikan Dole
-
Kosnett në inicimin e bustit për Bob Dolen: Miqësia Kosovë - SHBA nuk varet nga një person
-
Kosnetti thotë se Senatori Dole ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për liri
-
Senatori Bob Dole bëhet me bust në Prishtinë