Rektorati i UP-së, ka rrëzuar vendimin e Inspektoratit të Punës që i jepte të drejtë në ankesën e tij, Triumf Sadikaj, i cili nuk u zgjodh asistent në Fakultetin Juridik.
Sadikaj pati përkrahjen e dekanit, Haxhi Gashi i cili ishte ankuar në Senatin e UP-së, me pretendimet që diploma e doktoraturës së kandidates, Nita Shala, e përzgjedhur për asistente në Katedrën Penale në momentin e aplikimit, ishte në procedurë të nostrifikimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKohavisioni kishte raportuar këtë javë se Triumf Sadikaj është vëllai i bashkëshortes së dekanit të Juridikut dhe djali i kandidatit për deputet nga PDK-ja, Beqir Sadikaj, që gjithashtu është profesor në Juridik.
LEXO EDHE: Dekani i Juridikut në UP ankohet pse familjari i tij nuk u zgjodh asistent
Senatorët një zëri kanë hedhur poshtë të gjitha vendimet e Inspektoriatit të Punës duke e vlerësuar se ky mekanizëm po shkelë autonominë e Universitetit. Këtë e ka konfirmuar për KTV-në Rektorati i UP-së.
Rektorati gjithashtu ka konfirmuar se ka marrë përkrahjen e Komisionit Parlamentar për Arsim, se do të futet një nen në draft ligjin për Inspektoratin, i cili do t’ia ndaloj Inspektoratit të Punës të marrë vendime sa i përket çështjeve akademike.