Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se do të vendosen semaforë tek kthesa e EULEX-it në kryqytet, në kryqëzimin e rrugëve “Muharrem Fejza” dhe “Ernest Koliqi”.
Lajmin e bëri të ditur në facebook, pak orë pasi e kumtoi atë se semaforë do të vendosen edhe tek furra Qerimi.
“Këto ditë do të vendosen semaforë në kryqëzimin e rrugëve Muharrem Fejza dhe Ernest Koliqi (apo kthesa te EULEX. Për shkak të qatkullimit të shtuar në drejtim të rrugës Holger Pedersen, makinat nuk i japin përparësi rrugës kryesore dhe shkaktojnë tollovi në komunikacion”, ka shkruar Ahmeti.
Lexo edhe: Te furra Qerimi në kryeqytet do të vendosen semaforët
Artikuj të ngjashëm
-
Drojë se zgjatja e sheshit deri te Rrethi me Flamur do të bllokojë më shumë Prishtinën
-
Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes
-
Nënkalimet e pashfrytëzuara në Prishtinë, qytetarët ankohen për largësinë e tyre
-
Prishtina pa zgjidhje për tollovitë në trafik
-
Disa stacione autobusësh në “Muharrem Fejza” pa shenja lajmëruese