Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selmani: Nuk presim përmirësim në shëndetësi as pas zgjedhjeve

Në emisionin e mëngjesit “SOT” në Kohavision, u diskutua për pezullimin e grevës së mjekëve dhe stafit shëndetësor, deri në krijimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve.

Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Mjekëve të QKUK-së, deklaroi se shëndetësia është lënë anash tani e një kohë dhe zhvillimi i predikuar nga kryeministri në detyrë Isa Mustafa, nuk është parë edhe në këtë sektor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai paralajmëroi se kërkesat e tyre për mirëqenie dhe kushte më të mira të punës për sektorin shëndetësor mbesin në fuqi, dhe për arritjen e tyre do vazhdojnë me hapat sindikalë të planifikuar, por pas krijimit të Qeverisë së re.

Selmani tutje shtoi se ai nuk ka besim që edhe Qeveria e re do të ketë për synim zhvillimin e sektorit të shëndetësisë, që është edhe një nga shtyllat kryesore të shtetit.

Për më shumë, bisedën e gjeni në linkun në vazhdim.