Zëvendëskryeministri në detyrë Driton Selmanaj, ka thënë se çdo përpjekje për ta diferencu Vjosa Osmanin nga Albin Kurti dhe Vetëvendosja, është përpjekje “për transferim të votës tek projekti i këtij binomi të dëmshmëm politik”.
Selmanaj ka reaguar pasi kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka marrë mbështetje të plotë në propozimin e tij për të takuar kandidaten për presidente nga radhët e listës së Vetëvendosjes, Vjosa Osmani.
Krerët e LDK-së kanë biseduar këtë javë me Kurtin e Osmanin në lidhje me formimin e Qeverisë, mirëpo për çështjen e presidentes ata kanë thënë se do të takohen sërish ndaras me Osmanin.
Selmanaj ka thënë se “vrapi e turri” për ta takuar Osmanin është pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në.
“Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik. ‘Turri dhe vrapi’ për ta takuar Vjosën, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
-
Abdixhiku-Kurtit: E propozojmë Vjosa Osmanin nëse na i garantoni 66 vota për të
-
Përplasje e kunja mes zyrtarëve të lartë të LDK-së
-
Qorrolli: Abdixhiku synon të marrë deputetët e listës së Vjosa Osmanit
-
Abdixhiku për çështjen e presidentes: Do të vendosim nëse do të qëndrojmë në sallë
-
Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin: Jam optimist