Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selimi: Qeveritarët flasin vetëm natën

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi , tha pas seancës se konsensusi më i mirë do të ishte interesi i qytetarëve, por sipas tij kjo është vështirë të duket.

Selimi ka ironizuar me përfaqësuesit e Qeverisë duke thënë se ata janë të gatshëm të flasin natën dhe jo ditën.

Këto deklarata i ka bërë pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, ku është pritur të votohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi e cili është shtyrë për të mërkurën.

“Pra duket që qeveritarët më të gatshëm janë të flasin natën siç kanë folur mbrëmë gjithë natën se sa të flasin ditën në Parlamentin e Kosovës . Parlamenti i Kosovës do të duhej të vendoste , të vendoste drejt, të vendoste tani, por duket që Parlamenti i Kosovës vetëm ka ngelur në një pistë nga ku nisin negociata dhe nga e cila dalin nganjëherë vetëm deklarata të pa bazuara dhe gjithësie kundër interesave të qytetarë të Kosovës“, tha Selimi.

I pyetur për konsensus politik, ai është shprehur se konsensusi më i mirë është interesi i qytetarëve.

“Konsensusi do të duhej të ishte interesi i qytetarëve të Kosovës, interesi i Kosovës , çfarëdo konsensusi tjetër i ashtu quajtur nuk është i duhuri e as i nevojshmi . Por po duket edhe mos të jetë i mundshmi. “, tha Selimi.