Kur mbeten edhe katër ditë nga votimi për kryetarin e Partisë Demokratike, Eduard Selami duket shumë më i karikuar se sa kur e nisi këtë garë.
Nga deklarata të buta, elegante dhe më shumë me nënkuptime, duket se në finish ka qenë të jetë më i drejtpërdrejtë dhe më luftarak. Selami, në medie të Tiranës hodhi akuza shumë të rënda ndaj rivalit të tij Lulzim Basha duke thënë se ai i ngjan Ramiz Alisë për mënyrën se si po vepron dhe funksionon në Partinë Demokratike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka humbur tre herë dhe nuk u largua nga drejtimi i Partisë”, tha Selami për Bashën.
Nga ana tjetër Selami tha se nëse do të humbiste garën e të shtunës nuk do të pranonte asnjë post politik në PD të ofruar nga Lulzim Basha.
“Unë hedh poshtë me neveri aludimet se më është afruar posti i sekretarit të Përgjithshëm në PD si shpërblim për të qenë kandidat përballë Bashës. Kjo është një shpifje dhe dashakeqësi”, tha Selami.