“Hallall i kanë, do ia japim krejt Ali Ahmetit edhe BDI-së, por edhe zëvendëskryeministrin për të çuar byrek”, tha Sela.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ia bëri hallall të gjitha postet BDI-së, duke e kumtuar vendimin se do të largohet nga qeveria. Postet nuk janë të rëndësishme për partinë e tij, tha Sela.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor paralajmëroi LSDM-në që t’i përmbahet marrëveshjes për ligjin për gjuhën shqipe dhe ta votojë sa më parë, e më pas, kryeministri Zaev, sipas Selës, mund t’i shkarkojë zëvendësministrat e tij.
“Ne do të jemi pjesë e qeverisë deri në votimin e pikës së 25-të të rendit të ditës, që është ligji për përdorimin e gjuhëve. Dhe prej këtij momenti, Aleanca për Shqiptarët do të përkrahë të gjitha ligjet që janë në të mirë të qytetarëve. Të gjitha ligjet që janë në të mirë të anëtarësimit dhe debllokomit të proceseve integruese dhe anëtarësimit të Maqedonisë në NATO”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, raporton televizioni 21 në Maqedoni.
Që në fillim të seancës, Aleanca propozoi që para se të votohen ministrat dhe zëvendësministrat e rinj, të votohet ligji për gjuhën shqipe, pikë e cila ishte e 25-ta në rendin e ditës. Për këtë propozim votuan “pro” të gjithë deputetet shqiptarë, përfshirë këtu edhe ata të BDI-së dhe Muhamed Zeqiri i LSDM-së, ndërsa deputetët e tjerë të LSDM-së votuan kundër.
E kryeministri Zaev, duke arsyetuar vendimin e tij që t’ia marrë Shëndetësinë Aleancës, vazhdon të insistojë se ky post i është dhënë Selës për shkak të Taravarit.
“Zoti Arben Taravari dhe zotëri Sela nuk kanë konsultuar dhe nuk ka informuar askënd për vendimin e tij që të kandidoj për kryetar komune. Në një moment shpresoja personalisht se do të humbë që të vazhdojë si ministër i Shëndetësisë”, tha Zaev.
Kryeministri ka qenë i mendimit se posti i zëvendëskryeministrit për reforma do të ishte atraktiv për parti të re e cila dëshiron të tregohet, por kjo u refuzua menjëherë.